Tamam Albania ishte pjesë e grupit të Organizatave partnere që bashkëpunuan në një aktivitet të përbashkët në Itali në programin e Youth in Action në një Youth Exchange me temë TRADINNOVATIONS. Nga Tirana për në Durrës e më tej nga Durresi për në Bari për të mbëritur në destinacionin përfundimtar në San Pancrazio Salentino Komune e Lecces, ky ishte rrugëtimi i grupit shqiptar të cilët morrën pjesë në aktivitet dhe përbëhej nga pesë persona ndër të cilët Andi Bregu, Sofia Ismaili, Dorjan Alla, Anxhelo Allushaj dhe Ines Mati. Aktiviteti u zhvilluan nga data 16 prill deri në 23 prill 2012.
Cfarë nënkuptonte Tradinnovations?
Tradinnovations në kuptimin e parë të tij përfaqëson një program të përkohshëm shkëmbimi mes të rrinjve, pjesë e grupit të madh “Youth in Action”, që synon mbledhjen e të rinjve nga vende të ndryshme, pjesë e Europës dhe shkëmbimin ndërkulturor, të eksperiencave dhe zhvillimin e aktiviteteve social-kulturore së bashku. Në hapsirën prej 8 ditësh, qëllimi kryesor i aktivitetit ishte së pari prezantimi i kulturës dhe traditave të vendeve pjesmarrëse e më tej se si keto kultura bashkëjetojnë në nje hapsirë të përbashkët si një mozaik i madhë brenda kufinjve Europianë dhe përtej grupit të hapësirës së Bashkimit Europian. Fokusi kryesor u përqëndrua tek diskutimet dhe aktivitetet midis pjesëmarësve nga këto shtete Shqipëria, Maqedonia, Turqia dhe vetë Italia si vendi organizator dhe pritës i aktivitetit. Diskutime dhe aktivitete mbi kulturën, traditat të perbashkëtat dhe vecoritë e njëri-tjetrit përbenin axhenden e cdo dite në këtë Shkëmbim Kulturor dhe mbi të gjitha se si parashikohet të jetë e ardhmja e këtyre traditave tashmë në Botën e madhe te zhvillimit ku cdo ditë dëgjojmë për shpikje apo zbuliome te reja.
Që në emërtim të tij ky program përbënte një gjetje nga ana e organizatorëve për arsyen se bashkëjetesa jonë e aq më tepër ajo e kulturave nuk mund të ndodhë pa njohur dhe respektuar së pari traditat, elementi më kryesor i të shkuarës sonë kolektive që na drejton cdo ditë në jetën tonë dhe pa qënë të qartë mbi këtë aspekt nuk mund të ndërtojmë dot të ardhmen që reflektohet në risinë, zbulimin apo shpikjen, pra e thënë ndryshe traditat janë guri i themelit për një shoqëri që shikon nga e ardhmja dhe janë të rrinjtë ata që do ta ndërtojnë kete të ardhme ndaj ishte e rëndesishme njohja e kulturave tona.
Mbrëmja Kulturore e Shqipërisë
Një shkëmbim për më tepër një shkëmbim me natyrë kulturore që në synimin e tij ka Traditat nuk mund të kuptohej paprezantimin e këtyre traditave nga gjithësecili prej shteteve. Në natën kulturore të tij grupi ynë prezantoi kulturën dhe traditat e veta duke filluar që tek Himni Kombëtar i shoqëruar dhe me Flamurin tonë Kombëtar e më pas mbrëmja vazhdoj me prezantimet me anë të një power-pointi dhe disa kengëve tradicionale shqipëtare të cilat bënë që të krijohej një ambjent festiv e shumë argetues duke kërcyer e kënduar me këngët tradicionale shqiptare. U prezantuan disa dokumentarë të shkurtër si ajo mbi turizmin dhe gjithashtu mbi Tiranën si kryeqytet dhe porta hyrëse për në Shqipëri. Gjatë kësaj mbrëmjeje u prezantua edhe pak nga ushqimi ynë tradicional vecanërisht byrek ndërsa në pjesën e ëmbëlsirave kishim revani, llokume dhe gatuam për të pranishmit aty dhe sultjazh. Ndërsa gëzuar e bëmë me pijet tradicionale Shqiptare verë, raki dhe konjak Skënderbeu. Një nga pjesët më interesante të mbrëmjes kulturore ishte dhe prezantimi me veshjet tradicionlale ku Ines dhe Sofia u paraqitën në sallë me veshjet karakteristike të Shqiperisë së mesme. Në mbyllje te natës tonë kulturore shperndamë disa broshura dhe revista mbi turizmin, kulturën dhe ushqimin tradicional
San Pancrazio Salentino LECCE
San Pancrazio Salentino kjo ishte qyteza e vogël ose Komuna ku u mbajtën aktivitetet kryesore të programit. Një Qytezë e vogël por e ngrohtë nga mikpritja dhe bujaria e njerzve të qytetit, cdo gjë ishte ndërtuar në mënyrë të thjeshte ku menjëherë binin në sy karakteristikat e kësaj zone shtëpiat e vogla dhe oborret e mbushur me një gjelbërim shlodhës e ku njerzit hynin dilnin lirshëm në oborret e njëri-tjetrit një traditë kjo e të gjithë rajonit të Puglias.
Në këtë qytezë grupi organizator na mundesoji nje sërë aktivitetesh për të zbuluar kulturën dhe traditat e vendasve duke filluar me një takim me kryebashkiakun e më pas me të gjitha ato hapësira të qytetit qe transmetonin këto vlera si vizita në zonat arkeologjike të të parëve të kesaj zone qindra vjet para Perandorisë Romake, apo vizita në qytet dhe takimi me njerzit duke biseduar për traditat dhe kulturën ku dhe mësuan për La Pizzica këngën dhe vallen tradicionale e cila na shoqëroji me tej ne të gjithë periudhën tonë të qëndrimit në Itali duke u bërë simbol i programit në argetimin tone, gjithashtu nuk mund të lë pa përmendur dhe vizitën ne kantierin e verrërave, një industri dhe traditë mbreslënëse.
Vizita në Lecce ishte vërtet një nga më mbreslënëset, prezantimi me këtë qytet antik dhe modern njëkohësisht që deshmonte qartë rrjedhën historike, krijoji një sërë përshtypjesh tek të gjithë ne. Duke filluar nga antikiteti me anfiteatrot madhështorë të kohës e në mesjetë me klasiken dhe mrekullinë e artit Barocco që dëshmon qartë për periudhën e ndritur të Rilindjes Europiane e duke përfunduar tek modernia dhe globalia me infrastukturën dhe tregjet e veta Lecce me të vertete ishte nje vend i që nuk mund të shkëputet nga memoria jonë për bukuritë dhe vlerat e saj.











